Advertisements
Uncategorized

Artisti vjen me ekspozitën personale

 

Artisti vjen me ekspozitën personale “Fjalë nën telajo” në 9 mars në Muzeun Historik Kombëtar
Ashtu si në pikturat e Van Gogh, drita komunikon lehtë me ty, në pikturat e Dritan Nasit, drita është elementi që të çon drejt historisë që mbart piktura. Me një aftësi për tu bërë menjëherë pjesë e jotja, telajot e mëdha të artistit janë dimensioni i ri i bashkëkohësisë në pikturën shqiptare. “Fjalë nën telajo” quhet ekspozita që artisti Dritan Nasi do të hapë më 9 mars në Muzeun Historik Kombëtar.

Një komunikim përmes erosit dhe ngjyrave tablotë e mëdha të Nasit, janë një udhëtim në kohë, por dhe brënda qënies njerëzore. Artisti të kujton teknika që edhe me me një traditë të mirë në pikturën shqiptare këto vite duket se janë harruar. “Gjithnjë më ka pëlqyer kompozimi, megjithëse kompozimi është pak i përdorur në Shqipëri, për faktin që në përgjithësi të gjithë kërkojnë peisazhe dhe natyra të qeta. Gati 90 përqind e të gjitha pikturave që janë në shtëpi dhe në privat janë të kësaj natyre. Kompozime gjen vetëm në institucione shtetërore dhe një pjesë e mirë janë të natyrës historike”, thotë Nasi.

Ekspozita është në zhanrin e kompozimit vaj në telajo, disa nga pikturat janë edhe në teknikën miks vaj dhe akrelik në telajo. Për të përzgjedhja e formatit është shumë e rëndësishme. “Unë jam i bindjes që çdo pikturë kërkon formatin e vet nëpërmjet të cilit të shprehet”, thotë ai. Ajo çfarë i bën ndryshe tablotë e tij është subjekti.

Advertisements

0 comments on “Artisti vjen me ekspozitën personale

Leave a Reply

%d bloggers like this: